Ashley Cole kalon natën me dy bionde

21/03/2011 16:50

Mbrojtësi i kombëtares angleze dhe Chelsea, Ashley Cole, u tha miqve të tij se është duke tentuar të kthehet tek ish-gruaja e tij këngëtare, por nuk dihet nëse festa deri në mëngjes ishte pjesë e kësaj strategjie.

”The Sun” fotografoi Cole në orët e para të mëngjesit në shoqërinë e dy vajzave të reja bionde, duke festuar pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Manchester City.

Ashley u largua me makinën e tij nga klubi i natës së ndodhur në Londër, duke shkuar në shtëpi, ku të dy vajzat kaluan natën.

Nuk ka shumë gjasa që ish-bashkëshortja e tij, Cheryl Cole, të impresionohet aq shumë nga këto ngjarje dhe t’i kërkojë 30-vjeçarit të rikthehen.

Top Channel