Zgjedhjet në Saksoni, rënie për partinë e Merkel

20/03/2011 18:55

CDU, partia e kancelares gjermane Angela Merkel, ka humbur sërish terren në elektoratin vendas.

Sipas exit poll-eve të para të publikuara pas zgjedhjeve në rajonin e Saksonisë, CDY ka marrë 32.5 përqind të votave, 3.7 përqind më pak nga sa kishte marrë në zgjedhjet e kaluara në këtë land, në parlamentin rajonal të të cilit do të ulen edhe të gjelbritqë morën 6.5 përqind të votave, duke kaluar pragun, 5 përqind.

Megjithëse shënoi rënie, CDU e Merkel është në krye të preferencave të gjermanëve dhe qeveris këtë land bashkë me SPD që mori 21.5 përqind.

Top Channel