Xhamia e re, muslimanët: Toka ka pronarë

20/03/2011 16:40

Përfaqësues të Komunitetit Musliman shprehen dyshime për realizimin e projektit për ndërtimin e xhamise së madhe në sheshin pas Pallatit të Kulturës.

Ndonëse janë zhvilluar disa takime ku përfaqësues të lartë të Komunitetit Musliman janë shprehur dakord me këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, ata kërkuan se fundi të tjera garanci që lidhen me pronën.

“Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ka mirëpritur nismën e vonuar për ndërtimin e xhamisë së re në metropol që në fillim e saj. Por në arritjen e këtij objektivi, Këshilli konstaton mjaft pasiguri derisa nuk është zgjidhur leja sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit që nuk është në pronësi të Komunitetit Musliman të Shqipërisë si dhe paqartësi të tjera. Në nuk mund t’i drejtohemi Zotit duke përvetësuar qoftë edhe një pëllëmbe tokë e individit, e një institucioni tjetër vendor apo më lart se sa kaq, apo kushdo qoftë”, deklaroi Kryetari i Këshillit Kombëtar të Komunitetit Musliman, Ylli Gura.

Sipas zotit Gura komuniteti musliman ka pronë të tijën vetëm 700 metër katror në siperfaqen e përcaktuar për ndërtimin e xhamisë, ndërkohë që pjesa tjetër është tokë e pronarëve.

 

Muslimanët kundër regjistrimit

Në deklaratën e tij Gura, foli edhe për regjistrimin e popullsisë. Ai u shpreh kundër regjistrimit të popullsisë sipas përkatësisë etnike dhe fetare.

“Gjykojmë se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare nuk i shërben integritetit, stabilitetit social dhe politik në Shqipëri. Për këtë arsye i bëjmë thirrje organeve përkatëse që në formularin e regjistrimit të popullsisë të hiqen pikate vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë”, tha Gura.

Muaji prill është shpallur për besimtarët muslimanë si muaji i vlerave profetike.

Top Channel