Vret 91-vjeçaren pasi tentoi ta përdhunonte

20/03/2011 14:25

Tenton të përdhunojë fqinjën 91-vjeçare dhe pasi kjo e fundit bën rezistencë e hedh nga dritarja.

Ngjarja ka ndodhur në Piacenza të Italisë dhe 42 vjeçari me inicialet G.B., i denoncuar më parë edhe për pedofili, është ndaluar nga karabinierët.

Sipas tyre, burri ka tentuar të përdhunojë të moshuarën në shtëpinë e saj dhe pasi ajo ka bërë rezistencë, G.B e ka hedhur nga dritarja e katit të tretë.

 

Top Channel