Pakistan, shpërthim në minierë

20/03/2011 10:20

Shpërthimi i gazit metan në një minierë karboni në Baluchistan (Pakistan) ka bllokuar 30 punëtorë të cilët ishin duke punuar në minierë.

Nuk dihet ende nëse ka viktima.

“Po dërgojmë ndihmë dhe do të mundohemi të shpëtojmë 30 minatorët të cilët kanë mbetur të bllokuar. Nuk dimë ende nëse ka viktima mes tyre”, u shpreh një burim qeveritar.

 

 

Top Channel