Pakistan, 5 viktima nga shpërthimi në minierë

20/03/2011 10:50

Ka shkuar në pesë numri i viktimave dhe rreth 50 janë punëtorët e bllokuar në minierë nga 3 shpërthimet e gazit metan.

Shpërthimet ndodhën në një minierë karboni në provincën pakistaneze të Baluçistanit.

Operacionet e shpëtimit kanë nisur menjëherë dhe mendohet se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim.

 

Top Channel