Egjiptianët i thonë “po” ndryshimeve kushtetuese

20/03/2011 17:10

Me shumicë dërrmuese, egjiptianët duket se do t’i hapin rrugën ndryshimeve të kushtetutës në vend.

Agjencia e lajmeve, Mena njofton se sipas rezultatet jo përfundimtare të referendumit të zhvilluar ditën e djeshme, nga 75 deri në 90 përqind e egjiptianëve i thonë po ndryshimit të kushtetutës. Ky rezultat është hasur pas numërimit të fletëve të votimit në katër rajone të ndryshme të vendit, ndërkohë që pjesëmarrja sipas autoriteteve ka kaluar 80 përqind të votuesve.

Egjiptianët votuan ditën e djeshme për të miratuar apo për të rrëzuar propozimet për amendimin e kushtetutës, mbi bazën e të cilës do të mbahen zgjedhjet e përgjithëshme të muajit shtator, të parat pas largimit të Hosni Mubarak, zgjedhje këto që do t’i japin fund edhe udhëheqjes së jashtëzakonshme të Komitetit të Lartë Ushtarak.

Top Channel