Djali i Gedafit: Nuk godasim avionë civilë

20/03/2011 18:00

Djali i Gedafit, Seif ka përgënjeshtruar deklaratën e të atit, duke thënë se Libia nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë objektiv civil në Mesdhe.

Në një intervistë për televizionin amerikan, ABC, Seif Gedafi tha se autoritetet kërkojnë të ndihmojnë popullsinë libiane, sidomos ata që ndodhen në Bengasi, që sipas tij po përjetojnë një makth të vërtetë.

“Nuk janë synimi ynë objektivat civilë në Mesdhe. Synimi ynë është të ndihmojmë popullin libian, sidomos në Bengasi. Njerëzit atje po përjetojnë një ferr të vërtetë. Njerëzit tanë iu drejtuan Bengasit për të cliruar qytetin nga bandat dhe milicia e armatosur”, tha Seif Gedafi për ABC.

Kjo deklaratë e tij, përgënjeshtron atë të mëngjesit të sotëm, të babait të tij, Muamar Gedafit i cili tha se Libia do të godasë cdo mjet, civil apo ushtarak në Mesdhe.    

Top Channel