1 milion libianë armatosen

20/03/2011 16:20

Përballë bombardimeve ndërkombëtare, autoritetet libiane kanë nisur mobilizimin e popullsisë duke hapur depot me armë e municione.

Agjensia libiane e lajmeve, JANA, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes së Tripolit, njoftoi se brenda pak orësh pritet të përfundojë shpërndarja e armëve tek rreth 1 milion banorë.

Ndërkaq, u njoftua gjithashtu se sipas autoriteteve mjekësore libiane, numri i viktimave të shkaktuara nga bombat Aleate, ka shkuar në 64, ndërsa koloneli, Muamar Gedafi, gjatë daljes së ditës së sotme në televizionin shtetëror, ka akuzuar Italinë se ka tradhëtuar Libinë dhe popullin e saj.

Top Channel