Obama përshëndet konsensusin në Paris

19/03/2011 18:10

“Koalicioni ndërkombëtar i mbledhur sot në Paris ka arritur një konsensus të madh mbi nevojën për të mbrojtur popullin libik dhe është gati të veprojë nëse nuk merren masat e duhura”.

Është ky reagimi i presidentit amerikan Barack Obama, nga kryeqyteti brazilian që është edhe ndalesa e parë e turit të tij në Amerikën Latine.

Në Paris ndërkohë, burime ushtarake deklarojnë se për momentin ndërhyrja ushtarake në Libi sheh të angazhuar 20 avionë francezë, disa prej të cilëve të tipit “Rafales”, disa të tipit “Mirage” dhe të tjerër avionë-radar të tipit “Awacs”.

Avionët ushtarakë francezë kanë nisur tashmë fluturimet patrulluese në Libi, ndërkohë që Italia ka bërë gati bazat e saj në Sicili për të qenë në gatishmëri.

Kundër ndërhyrjes u shpreh vetëm Gjermania, e cila ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake që komuniteti ndërkombëtar do zhvillojë në Libi.

Top Channel