Miley Cyrus pajtohet me babain

19/03/2011 09:45

Miley Cyrus është duke përjetuar kohë të lumtura, pas pajtimit me babain, që besoi shpjegimet e saj se nuk ishte e dehur në daljen nga një festë në Hollivud.

49-vjeçari Billy Ray Cyrus lejoi që spekulimet e shtypit t’a largonin nga e bija aktore për disa muaj, por me sa duket ai është rikthtyer t’i besojë fjalës së 18-vjeçares.

Ky lajm vjen pasi babai i Cyrus vendosi të bënte paqe edhe me nënën e saj, duke u ribashkuar pas pesë muajsh.

Cyrus, e zgjedhur si shembulli më i keq për adoleshentët në vitin 2010, rikthehet të buzëqeshë në jetën e saj familjare pas disa muajsh të vështirë.

Top Channel