Meksikë, trafikantët vrasin 10 persona

19/03/2011 17:55

Një bandë narkotrafikantësh, e armatosur me pushkë automatike, ka hyrë me forcë në një bar të qytetit të Akapulkos, duke vrarë 10 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, sipas të cilave nga sulmi i armatosur katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve, masakra ka ndodhur në lokalin e natës “Las Nenas”, i cili zakonisht nuk frekuentohet nga turistët e huaj.

50 metra larg këtij lokali është gjetur një furgon me shnja plumbash, i përdorur nga trafikantët për të arritur vendin ku u krye sulmi.

Dhuna e lidhur me narkotrafikun ka arritur shifra të frikshme në Meksikë, ku që nga viti 2006 janë vrarë mbi 34 mijë persona.

Top Channel