Libia, Franca: Sulmojmë pas samitit

19/03/2011 03:35

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara nuk mohoi mundësinë që një sulm ushtarak kundër Gadafit në Libi të nisë qysh ditën e sotme.

Gerard Araud tha se ndërhyrja mund të ndërmerret fill pas samitit që do të mbahet në  Paris ditën e sotme mes BE-së, Unionit Afrikan, Ligës Arabe dhe Shteteve të Bashkuara enkas për krizën në Libi.

“Mendoj se në orët e para pas përfundimit të samitit do të mund të ndërmarrim një ndërhyrje ushtarake në Libi”, deklaroi Araud për mediat ndërkombëtare.

Top Channel