Jemen, 52 manifestues të vdekur

19/03/2011 10:00

Ka shkuar në 52 të vdekur dhe 127 të plagosur bilanci i tragjedisë së kryer dje nga snajperët në Jemen.

Të vendosur në çatitë e ndërtesave ata kanë qëlluar kundër manifestuesve të opozitës në kryeqytetin e Jemenit, Saaaa.

Sipas dëshmitarëve, policia ka qëlluar edhe mbi manifestuesit e opozitës në Aden, në jug të Jemenit, duke plagosur të paktën katër persona.

Top Channel