Japoni, gjurmë jodi radioaktiv në ujin e Tokios

19/03/2011 13:10

Gjurmë jodi radioaktiv janë gjetur në ujin e rrjedhshëm të Tokios dhe të zonave të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kyodo News.

Ndërkohë një tjetër lëkundje tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Richter ka goditur prefekturën e Ibaraki, në një zonë pak të largët nga çentrali i Fukushimës.

Sipas qendrës meteorologjike, nuk është lëshuar asnjë alarm tsunami dhe nuk raportohen për momentin dëme apo të lënduar.

Top Channel