TKOB, premier “Romeo dhe Zhuljeta”

18/03/2011 21:35

Baleti “Romeo dhe Zhuljeta” është premiera më e fundit që Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka ngjitur në skenën e tij.

Vepra e bazuar në tragjedinë e Shakespeare-t me të njëjtin titull, vjen në bashkëpunim me Operan dhe Baletin Kombëtar të Sofjes.

Interpretojnë solistët, trupa e Baletit dhe orkestra simfonike e TKOB me dirigjent Ermir Krantjen.

Në rolet e Zhuljetës dhe Romeos: Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.

Mjeshtër koreograf është Peter Loukanov.

Shfaqja do të vazhdojë pranë TKOB-së edhe në datat 19, 21 dhe 22 mars, ora 19:00.

Top Channel