Statham-Huntington, drekë romantike

18/03/2011 17:15

Aktori hollivudian, Jason Statham, u duk tërësisht i pashqetësuar nga lajmi i shtatzanisë së ish-të dashurës së tij Kelly Brook, ndërsa drekoi me modelen Rosie Huntington, pas të cilës duket i dashuruar kokë e këmbë.

Të dy shkëmbyen gjeste romantike dhe shëtitën të kapur përdore, përpara se të drekonin në një restorant të njohur piktoresk në Malibu, Kaliforni.

Për ndjekësit e jetës së personazheve VIP, ishte befasuese veshja tërësisht rastësore e 23-vjeçares Rosie, e cila ishte veshur me xhinse dhe një bluzë të gjatë të mbyllur.

Huntington ka bëjë bujë me format e saj në pasarela dhe në publikimin e fotografive. Ajo do të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, kur më vonë gjatë vitit të luajë rolin e aktores protagoniste në filmin “Transformers”.

Top Channel