SHBA-Kanada shesin në masë jenin

18/03/2011 16:10

Rezerva Federale në SHBA dhe Banka e Kanadasë ndërhynë për të stabilizuar tregjet e shqetësuar nga rritja e ndjeshme e monedhës japoneze jen, konfirmoi “Associated Press” gjatë drekës.

Tërmeti shkatërrimtar pezulloi shumë transaksione ekonomike, duke bërë që jeni të mbetej me pakicë në treg dhe si rrjedhojë të vlerësohej dukshëm. Kjo tendencë rrezikon në radhë të parë vetë Japoninë, të cilës do t’i duhet të paguante më shumë për rindërtimin e vendit.

Ndërhyrja e dy autoriteteve më të rëndësishme financiare në Amerikën e Veriut erdhi pas kërkesës së grupit të G8 dhe vetë Japonisë.

Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja hodhën në treg monedhë japoneze të barazvlefshme me 50 miliardë dollarë.

Top Channel