Selena Gomez kërcënohet nga fansat e Bieber

18/03/2011 13:00

Fansat e Justin Bieber kërcënojnë me vdekje të dashurën e idhullit të tyre, Selena Gomez.

Aktorja adoleshente e Disney është “bombarduar” me e-maile kërcënuese që nga koha kur çifti u shfaq së bashku në një festë në Hollyëood muajin e kaluar.

“Nuk mendoj se po bëj diçka të gabuar sepse unë dhe Justin jemi shokë shumë të mirë prej shumë kohësh prandaj nuk e kuptoj pse më urrejnë. Ndihem e lënduar, por mundohem që të mos mendoj shumë për këtë”, u shpreh Selena.

“Kam një familje të mrekullueshme dhe shokë shumë të mirë që më ndihmojnë”, përfundoi ajo.

Top Channel