Protesta shpërthejnë edhe në Siri, viktima

18/03/2011 20:20

Të paktën dy persona mbetën të vrarë në qytetin e Deras, në përplajet e tyre me forcat e policisë, ndërsa protestat e vendeve arabe përfshinë edhe Sirinë.

Sipas “Reuters”, viktimat u regjistruan ndërsa një turmë prej mijëra personash marshoi në rrugët e qytetit, duke kërkuar për më shumë liri politike dhe luftë më të fortë ndaj korrupsionit.

Agjensia Franceze e Lajmeve, “AFP”, duke cituar burime të tjera, flet për të paktën katër viktima.

Skena politike në Siri dominohet prej gjysmë shekulli nga një parti e quajtur Baath. Presidenti Bashar al-Assad drejton vendin prej dhjetë vitesh, por më parë, babai i tij udhëhoqi për tre dekada.

Pavarësisht pakënaqësisë ndaj shtypjes së vazhdueshme dhe standartit të ulët të jetesës, deri tani në Siri ishin regjistruar vetëm disa zëra të vetmuar opozitarë.

Top Channel