Pakistan, tërbim ndaj amerikanëve

18/03/2011 13:45

Liderët tribalë në rajonin e Uaziristanit Verior, në Pakistan, kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj SHBA pas sulmit me avion të telekomanduar që vrau mbi 40 persona në afërsi të kufirit me Afganistanin.

“Ne jemi njerëz që presin edhe 100 vjet për të kryer hakmarrjen. Nuk nuk e harrojmë kurrë armikun tonë”, janë shprehur pleqtë e fiseve në një deklaratë.

Sulmi i së enjtes ka shkaktuar tërbim tek populli pakistanez, shumica e viktimave ishin liderë tribalë dhe policë që po merrnin pjesë në një takim në ambjent të hapur.

Vëzhguesit deklarojnë se tërbimi ndaj sulmit me avion mund të cojë në shtyrjen e planifikuar të pakistanezëve ndaj talebanëve në Uaziristan.

Deri tani ushtria pakistaneze i ka rezistuar presioneve të Shteteve të Bashkuara për një sulm të tillë. Ajo prej kohësh lufton kundër militantëve në disa zona në veri-perëndim të vendit.

Gjithashtu, thuhet se vdekjet do të rrisin presionin e Islamabadit ndaj Shteteve të Bashkuara për të tërhequr sulmet me dronë.

Top Channel