Obama i jep ultimatum Gaddafi-t

18/03/2011 20:05

Diktatori i Libisë, kolonel Gaddafi, duhet të bindet ose do të përballet me një ndërhyrje ushtarake, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama.

Obama bëri të qartë se rezoluta e OKB-së, e cila kërkoi një armëpushim të menjëhershëm, nuk është e negociueshme.

Sipas tij, i gjithë rajoni mund të destabilizohet, nëse Gaddafi do të vazhdojë të sulmojë popullësinë e tij të pambrojtur.

Si rrjedhojë e rezolutës së OKB-së, regjimi i Tripolit deklaroi gjatë drekës se i ka urdhëruar të gjitha njësive ushtarake ndërprerjen e luftimeve, ndërsa është i gatshëm të bisedojë me rebelët për kushtet e armëpushimit.

Megjithatë, për të treguar vullnetin e tij të mirë, komuniteti ndërkombëtar dëshiron të shikojë forcat e kolonelit të largohen nga Bengazi, qyteti i konsideruar si një bastion i forcave rebele.

Gjithashtu, ai duhet të lejojë mbërritjen e ndihmave humanitare në vend.

Top Channel