Libia liron katër gazetarët amerikanë

18/03/2011 15:45

Katër gazetarë të New Your Times, të raportuar të humbur në Libi nga gazeta e tyre, mbahen prej forcave të Gaddafi-t dhe do të lirohen në orët në vazhdim.

Këtë e bëri të ditur gjatë një fjalimi pak më parë djali i kolonelit Gaddafi, Saif al-Islam, i konsideruar si krahu i djathtë i diktatorit.

Një rezolutë e OKB-së miratoi ndaj Libisë masën e ndalim-fluturimit dhe çdo masë tjetër ushtarak me përjastim të pushtimit, për të siguruar mbrojtjen e civilëve.

Si rrjedhojë, autoritetet deklaruan ndalimin e menjëhershëm të të gjitha luftimeve dhe negocimin e një armëpushimi me rebelët, më parë gjatë drekës.

Midis katër të dërguarve të “New York Times” përfshihej shefi i zyrës së Bejrutit, Anthony Shadid, reporteri Stephen Farrell dhe fotografët Tyler Hicks e Lynsey Addario.

Të katërt kishin hyrë në territorin e Libisë pa viza, duke kaluar ilegalisht kufirin egjiptian. Katër amerikanët u arrestuan në qytetin e Ajdabijës, pasi ai ra në duart e forcave qeveritare.

Reporteri Farrell konsideroi në media si një “njeri me shtatë jetë”. Ai u morr peng nga forcat talebane në Afganistan në vitin 2009, përpara se një trupë e përbërë nga komando britanikë t’a lironte.

Top Channel