Libi, rebelët: Gedafi nuk na tremb

18/03/2011 01:20

Këshilli Kombëtar, qeveria e rebelëve në Bengazi të Libisë deklaroi se do t’i rezistojë sulmeve të Gedafit.

Nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat ndërkombëtare, Këshilli shprehet i bindur për t’i rezistuar kolonel Gedafit dhe deklaron se kërcënimet e tij nuk e frikësojnë.

Këshilli, thuhet më tej në deklaratë, mirëpret cdo vendim të Kombeve të Bashkuara që ndalon genocidin në Libi.

Më herët, gjatë ditës së enjte, Gedafi, nëpërmjet një deklarate radiofonike, paralajmëroi se trupat e tij ishin nisur drejt Bengasit dhe se nuk do të ishin të mëshirëshme.

Top Channel