Libi, Hillary Clinton: Gheddafi të largohet

18/03/2011 17:35

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është shprehur se rezoluta e OKB-së për një “no fly zone” mbi Libinë ishte një hap i nevojshëm për të ndaluar dhunën e Gheddafi kundër popullit të vetë.

“Do të vazhdojmë të bëjmë presion derisa të largohet”, është shprehur kryediplomatja amerikane.

“Disa opsione janë të mundura kundër liderit libian, megjithatë SHBA-të kanë shumë dyshime mbi faktin se në Libi po zbatohet një armëpushim nga ana e autoriteteve”, theksoi ajo.

Top Channel