Libi, “besnikët” sulmojnë Misuratën

18/03/2011 09:40

Forcat besnike të Gaddafi-t po bombardojnë Misuratën, qytet 200 kilometra në lindje të Tripolit, që është në duart e rebelëve anti-qeveritarë.

Sipas televizionit satelitor Al Jazira, aktualisht në këtë qytet dhe në Ajdabija po zhvillohen luftime mes “besnikëve” dhe rebelëve.

Ndërkohë, i biri i kolonelit ka deklaruar se, Libia nuk ka frikë nga rezoluta për zonën e ndalim-fluturimit, të aprovuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Forcat e Gaddafi-t po avancojnë ofensivën e tyre duke zgjeruar hartën e zonave të marra nën kontroll.

Top Channel