Jemen, zjarr ndaj protestuesve, 30 të vrarë

18/03/2011 13:25

Të paktën 30 protestues anti-qeveritarë janë qëlluar për vdekje nga forcat jemenase të sigurisë në kryeqytetin Sana.

Thuhet se mbi 100 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur kur trupat qeveritare hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish të mbledhur pranë universitetit, pas lutjeve të së premtes.

Persona të armatosur zunë pozicione në tarracat e ndërtesave përreth, në sheshin Taghyeer Square.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se personat në fjalë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve që i bënin thirrje presidentit Ali Abdullah Saleh që të tërhiqet.

Top Channel