Jemen, rëndohet bilanci i viktimave

18/03/2011 18:15

Ka shkuar në 39 të vdekur dhe 200 të plagosur bilanci tragjik i sulmit të forcave ushtarake ndaj protestuesve të paarmatosur në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a.

Sipas BBC, mjekë vendas kanë shprehur bindjen se bilanci i tragjedisë mund të rëndohet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Forcat ushtarake të vendosura mbi çatitë e një sheshi të hapur hapën zjarr me breshëri mbi turmën, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Në reagim të kësaj ngjarje, presidenti Saleh u shfaq në televizor për të deklaruar vendosjen e një gjendje të jashtëzakonshme. Ai dukej i pashqetësuar për ngjarjen tragjike.

Top Channel