Japoni, ngrihet niveli i alarmit

18/03/2011 11:25

Japonia ka ngritur nivelin e alarmit në centralin bërthamor të Fukushimës, nga 4 në 5. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Shkalla maksimale ndërkombëtare e incidenteve nukleare dhe radiologjike është 7. Incidenti i Cernobilit u klasifikua pikërisht në këtë nivel, ndërsa ai në Thri Majl Ajlënd në nivelin 5.

Drejtori i përgjithshëm i ANEB, Yukiya Amano, i sapokthyer në vendin e tij, ka deklaruar se kriza është tepër e rëndë.

Punëtorët e skuadrave të shpëtimit në Fukushima po luftojnë për të ftohur dhe restauruar energjinë në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti, por progresi është i ngadaltë.

Sot bëhet fiks një javë nga tërmeti 9-ballësh që goditi vendin aziatik dhe që u shoqërua nga një tsunami i fuqishëm, që dyshohet se ka shkaktuar rreth 16 mijë viktima. 

Top Channel