Itali, protesta kundër emigrantëve

18/03/2011 21:25

Rreth 200 banorë italianë të ishullit të Lampeduzës bllokuan molin në shenjë proteste ndaj zbarkimeve të vazhdueshme të klandestinëve, duke detyruar një mjet që mbarte 113 emigrantë të paligjshëm të udhëtonte deri në Siçili.

”Mjaft me zbarkime, dërgojini diku tjetër, këtu nuk i duam”, ishin disa prej parrullave të banorëve vendas, që në pak ditë kanë parë disa mijëra afrikanoveriorë të zbarkojnë në ishullin e tyre.

Autoritetet e Rojes Bregdetare u përpoqën të lejonin anijen të ankorohej në dy pika të ndryshme të ishullit, por pa sukses. Për të mos rrezikuar një përleshje me vendasit, mjeti u detyrua të lundronte deri në Siçili.

Zbarkimet e vazhdueshme të klandestinëve nga vendet e Afrikës Veriore rrezikojnë të fusin në kolaps sistemin e pritjes së emigrantëve në Itali.

Top Channel