Itali, BE pro kryqit në vende publike

18/03/2011 17:40

Shfaqja e kryqeve në shkolla dhe vende të tjera publike në Itali nuk bie ndesh me të drejtat e familjeve jo-katolike, vendosi Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pak më parë.

Sipas vendimit të Gjykatës, nuk ka asnjë provë se një kryq në klasë do të influenconte apo ofendonte fëmijët jo-kristianë.

Ky vendim hedh poshtë një vendim që u morr në vitin 2009 dhe shkaktoi tërbimin e Vatikanit.

Vendimi i marrë nga gjykata u mirëprit nga Ministri i Jashtëm i Italisë si një fitore për “ndienjat popullore” të Bashkimit Europian.

Çështja ishte paraqitur përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut prej Komunitetit Musliman Italian.

Top Channel