Gjermania abstenoi për Libinë

18/03/2011 15:55

Gjermania ishte një ndër vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që vendosi të abstenojë rezolutën për krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Libi.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle shpjegoi arsyen pse vendi i tij nuk do të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake kundër Libisë.

“Ne i kuptojmë ata, që jashtë motiveve të ndershme vendosën për një ndërhyrje ushtarake në Libi. Megjithatë, pas vlerësimit të rreziqeve në mbërritem në konkluzionin se ne nuk do të marrim pjesë në një mision ushtarak në Libi, me ushtarë gjermanë dhe pikërisht për këtë arsye Gjermania abstenoi në votim”, është shprehur Westerwelle.

Krahas Gjermanise, Kina, Rusia, India dhe Brazili vendosen të abstenojnë dokumentin e paraqitur nga Franca, Britania e Madhe, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili nuk mori asnjë votë kundër.

Top Channel