Armëpushimi, Libia fton vëzhguesit të monitorojnë zbatimin

18/03/2011 23:25

Pas njoftimit orët e para të ditës së sotme, për armëpushim të njëanëshëm të forcave të Gedafit, Ministri i Jashtëm i Libisë, ftoi vëzhgues nga Turqia, Kina dhe Malta të mbikqyrin zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi për armëpushim erdhi pak orë pasi Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën që lejonte përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme nga ana e komunitetit ndërkombëtar, për ndalimin e vrasjeve të civilëve të pafajshëm.

Ndërkohë, televizioni arab, Al Jazeera, edhe pse është deklaruar armëpushimi, njoftoi se ka patur përleshje të armatosura mes trupave besnike të Gedafit dhe rebelëvë në periferi të kryeqendrës së kontrolluar nga opozita, Bengazi.

Britania e Madhe, Franca dhe SHBA kërcënuan fort Tripolin për ndaljen e ofensivës ushtarake, ndërsa kane dislokuar në Mesdhe forca të shumta ushtarake të gatshme për të ndërhyrë në rast të mos respektimit të rezolutës së KS-së për ndalim-fluturim mbi qiellin e Libisë.

Top Channel