“Asnjë fluturim ushtarak nga bazat italiane”

18/03/2011 01:45

Burime nga Ministria italiane e Mbrojtjes thanë për mediat vendase se nga bazat ushtarake italiane nuk do të niset asnjë fluturim, të paktën deri në zbardhjen e ditës së premte.

“Sonte nuk do të niset asnjë avion nga bazat ushtarake italiane drejt Libisë”, citohen autoritetet italiane, duke sqaruar se nëse aviacioni francez vendos të ndërmarrë sulme ndaj Libisë brenda pak orëve, duhet të mendojë përdorimin e bazave ushtarake të tjera.

Gjithësesi, në kuadër të angazhimeve dhe sipas marrëveshjeve të NATO-s, bazat ushtarake italiane mund të shfrytëzohen prej Francës e Britanisë në ditët në vazhdim.

Top Channel