Zyra e BE, takim me biznesin

17/03/2011 14:55

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka organizuar një takim me biznesin vendas dhe atë të huaj, që ka patur në fokus prokurimet me fondet e BE-së në Tiranë.

Ekspertë të Bashkimit Europian u kanë bërë të njohur sipërmarrësve proçedurat që duhet të ndjekin për të marrë pjesë në tenderat e këtij institucioni.

Ambasadori Ettore Sekui deklaroi se gjatë këtij viti Bashkimi Europian planifikon të organizojë rreth 50 milionë euro prokurime në Tiranë, që përfshijnë një sërë projektesh dhe sipas tij është shumë e rëndësishme që bizneset të kenë të qartë se si duhet t’i paraqesin ofertat për këto projekte.

Ambasadori Sekui nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe informimit paraprak të biznesit në lidhje me tenderat që zhvillon Bashkimi Europian, jo vetëm në Shqipëri, por në cilindo vend tjetër siç u shpreh ai.

Top Channel