Sarkozy mohon financimet nga Gaddafi

17/03/2011 16:15

Drejtuesi i fushatës presidenciale të presidentit Nicolas Sarkozy hodhi poshtë të gjithë spekulimet se fushata elektorale është financuar pjesërisht prej kolonelit Muammar Gaddafi.

Djali i diktatorit libian, Saif al-Islam Gaddafi, deklaroi të mërkurën se Libia do të publikojë të gjithë detajet bankare ku vërtetohet financimi i fushatës së Nicholas Sarkozy në vitin 2007.

Megjithatë, Ministri i Brendshëm, Claude Gueant, atëherë drejtues i fushatës, theksoi se të gjitha të ardhurat janë bërë publike dhe janë kontrolluar nga Gjykata Kushtetutese e Francës, prandaj mund të garantojë se deklarata e Saif-it është e rremë.

Francë u bë në vendin e parë në botë që njihte autoritetet rebele si qeverinë e ligjshme të Libisë, ndërsa është duke këmbëngulur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe në NATO për vendosjen e një bllokade ndalim-fluturimi mbi Libinë.

Top Channel