Princi William në rënojat e tërmetit

17/03/2011 17:20

Princi William pa personalisht përmasat e dëmit të shkaktuar nga tërmeti i muajit të kaluar në qytetin e dytë më të madh të Zelandës së Re, në Kristçërç.

Mbreti i ardhshëm i Britanisë, kurorë që përfshin në zotërimin e saj edhe tokën neozelandeze, mbërriti në ishull në kuadrin e turit të tij aziatiko-oqeanik.

Princi William u përpoq t’i jepte të paktën një buzëqeshje të pastrehëve dhe të mbijetuarve të tërmetit, të cilët i vizitoi personalisht.

28-vjeçari pritet të rikthehet përsëri në Zelandën e Re pas disa muajsh, kur ai të bëjë udhëtimin e tij në vendet e kurorës, së bashku me Kate Middleton-in, me të cilën do të lidhë kurorë në 29 prill.

Një tërmet i fuqishëm i magnitutës 6,3 sipas shkallës rihter goditi Zelandën e Re gjatë shkurtit, duke shkaktuar më shumë se 200 të vdekur.

Top Channel