Pentagoni dërgon ekspertë në Japoni

17/03/2011 20:55

Pentagoni do të dërgojë në Fukushima ekspertë ushtarakë të lëndëve bërthamore, për të ndihmuar kolegët japonezë në ndërhyrjen tek reaktorët e dëmtuar.

Sipas Graham Andrews, asistent i drejtorit të përgjithshëm të ANEB, niveli i radioaktivitetit rreth centralit është rritur ndjeshëm.

“Situata mbetet serioze, por nuk është përkeqësuar”, citohet eksperti nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë deklaruar se, nuk ka rrezik që radioaktiviteti i lëshuar nga reaktorët bërthamorë japonezë të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk i ka bindur qytetarët amerikanë, të cilët kanë vërshuar nëpër farmaci për të blerë tableta jodi, si një mënyrë mbrojtjeje e përkohshme ndaj jodit radioaktiv.

Top Channel