Mel B do një fëmijë tjetër

17/03/2011 14:30

Mel B, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls, kërkon që të rrisë numrin e pjesëtarëve të familjes së saj.

Këngëtarja, e cila është nënë e tre fëmijëve, ka vendosur të bëjë një fëmijë tjetër me bashkëshortin e saj, Stephen Belafonte.

Mel B thekson se ndihet shumë mirë me jetën martesore dhe se sekreti i suksesit të lidhjes së saj është fakti që përpara se të fillonin lidhjen, ajo dhe partneri kanë qenë miq shumë të mirë për më shumë se 10 vjet.

Top Channel