Libi, Gaddafi sulmon qytetin e Bengazit

17/03/2011 15:10

Forcat besnike ndaj kolonelit Gaddafi kanë nisur një sulm ajror mbi qytetin kryesor ku bazohet qëndresa, në Bengazi.

Ky është sulmi i parë i këtij lloji në zonë, ndërsa duket se ushtria po përgatitet për një ofensivë masive mbi qytetin e dytë më të madh të vendit, me një popullësi prej një milion banorësh.

Një zëdhënës i forcave rebele lajmëroi mediat ndërkombëtare se aeroporti dhe rrethinat e Bengazit janë goditur, por lajmi nuk konfirmohet nga burime alternative.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të takohet më vonë gjatë ditës për të biseduar situatën në Libi. Disa forca perëndimore pritet të këmbëngulin për miratimin e një bllokade ndalim-fluturimi.

Top Channel