Libi, beteja e madhe për Bengasin

17/03/2011 01:45

Ushtria libiane paralajmëroi nëpërmjet televizionit popullsinë civile në Bengasi të distancohet prej ‘bandave të armatosura’.

“Ushtria është duke ardhur për të pastruar qytetin nga bandat e armatosura. Distancohuni prej tyre e prej zonave ku ndodhen depozita armësh, pas mesnatës”, thuhet në njoftimin e dhënë nga televizioni Al-Libya.

Forcat besnike të Gedafit ndodhen pranë qytetit-fortesë të opozitës, e cila nga ana e saj ka deklaruar se Bengasi, qyteti i dytë më i madh në vend, nuk do të bjerë kurrë më në duart e liderit libian.

Top Channel