Libi, “zhduken” 4 reporterë të New York Times

17/03/2011 03:30

Gazeta amerikane, New York Times njoftoi se katër reporterë të saj rezultojnë të zhdukur në Libi.

Gazeta saktëson se reporterët u lajmëruan herën e fundit nga qyteti i Adjibaya në Lindje të vendit. Ata dyshohet se janë arrestuar prej forcave qeveritare. New York Times ka vendosur kontakte me autoritetet libiane për rastin në fjalë, por këto të fundit njoftuan se po përpiqen të vendosin kontakte me reporterët.

Adjabiya, e ndodhur në rrugët që lidhin Tripolin me Bengazin, është kthyer tashmë në një arenë të ashpër luftimesh mes rebelëve opozitarë dhe forcave besnike të Gedafit të cilat nëpërmjet televizionit shtetëror i kërkuan civilëve të distancohen prej ‘bandave të armatosura në Bengazi’.

Top Channel