Kuvend, miratohet komisioni hetimor

17/03/2011 16:05

Në seancën parlamentare që po zhvillohet në këto momente, është miratuar para pak castesh ngritja e komisionit hetimor mbi veprimtarinë e Kuvendit.

Sipas informacioneve të fundit, komisioni hetimor është miratuar me 118 vota pro, një kundër dhe katër abstenim.

Komisioni, i kërkuar nga deputetët socialistë, do të hetojë kryesisht veprimtarinë ekonomike të Parlamentit gjatë periudhës 2005-2010.

Top Channel