Franca shton kriteret për eksportet atomike

17/03/2011 21:15

Kryeministri i Francës, Francois Fillon, deklaroi gjatë pasdites në televizionin “France 2” se vendi i tij do të shtrëngojë në maksimum kriteret e eksportit të teknologjisë bërthamore.

”Do të eksportojmë teknologji atomike vetëm në vendet që kanë arritur një lloj zhvillimi të atillë sa të jenë në gjendje dhe të kenë kapacitetet e mjaftueshme për t’u përballur me një krizë si ajo që ne po dëshmojnë në këtë moment”, deklaroi Fillon.

Franca është vendi më i varur në botë nga energjia bërthamore dhe njëkohësisht një prej ndërtuesve më të mëdhenj të centraleve në vende të tjera.

Top Channel