Natalie Portman bëhet nënë për herë të tretë, fotografohet në Paris me partnerin dhe foshnjën
Jodie Foster ka dalë në mbrojtje të aktorit Mel Gibson, duke thënë se kolegu dhe miku i saj është “i dashur dhe shumë i ndjeshëm”.
Edhe pse aktori ka pasur shumë probleme me ligjin këto kohët e fundit, Foster nuk i kthen kurrizin protagonistit të Braveheart.
“Mel është aktori më i dashur me të cilin kam punuar ndonjëherë. Nuk është shenjtor, por që në momentin e parë që e njoha kuptova se do e doja gjatë gjithë jetës sime. E di që është në telashe dhe unë nuk do e lë vetëm në këtë moment të keq”, u shpreh Foster për ‘Hollywood Reporter’.
Gibson dhe Foster janë bërë miq gjatë xhirimit të filmit Maverick në vitin 1994.
Gjithashtu, kohët e fundit 55-vjeçari Mel Gibson dhe 48-vjeçarja Jodie Foster kanë qenë protagonistë në filmin The Beaver.
Top Channel