Airbus, hetim për katastrofën e Atlantikut

17/03/2011 21:25

Prodhuesi europian i aeroplanëve, Airbus, është vendosur zyrtarisht nën hetim për përplasjen e një avioni të Air France në Oqeanin Atlantik në vitin 2009, aksident që shkaktoi 228 viktima.

Lajmin e bëri të ditur vetë shefi ekzekutiv i “Airbus”-it, Thomas Enders, i cili protestoi ndaj këtij vendimi, të konsideruar prej tij si të “argumentuar pa prova”.

Megjithatë, sipas hetuesve francezë, ekzistojnë prova se mund të qëndrojnë gabime në dizenjimin e avionit ato që sollën përplasjen në Oqean të fluturimit nga Rio de Zhaneiro në Paris.

Nuk është e qartë se cilat janë këto elementë që bënë prokurorinë franceze të ngrinte një padi ndaj “Airbus”.

Nëse këto dyshime do të konfirmohen, rrjedhojat për industrinë aeronautike mund të jenë tepër serioze, pasi me qindra avionë të llojit A330 fluturojnë çdo ditë nëpër botë.

Top Channel