“Libia pranë genocidit”

17/03/2011 01:20

“Nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ndërhyn, në Libi do të ndodhë genocid”.

Kjo ishte thirrja drejtuar Këshillit të Sigurimit e diplomatit libian, të rebeluar ndaj Gedafit, Ibrahim Dabashi, i cili megjithatë siguroi se qyteti i Bengasit nuk do të bjerë kurrë dhe as Lindja e vendit nuk do të mund të kontrollohet nga Gedafi.

Diplomati libian, po lobon në Kombet e Bashkuara për ndërmarrjen e veprimeve konkrete të komunitetit ndërkombëtar kundër regjimit të Gedafit. Ndërkohë, KS pritet që të shqyrtojë kërkesën për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi qiellin e Libisë, cka do të bllokonte sulmet ajrore të forcave të Gedafit ndaj rebelëve.

Top Channel