Tjetër gafë për “Victoria’s Secret”

16/03/2011 16:55

Dihet botërisht se kompanitë e modës përdorin gjerësisht programe si “photoshop” për të përmirësuar në studio pamjen e vërtetë të modeleve të tyre.

Megjithatë, “Victoria’s Secret” duhet të ketë disa prej specialistëve më të paaftë në këtë fushë, ndërsa një tjetër gafë fotografike u lëshua sot në faqen e tyre të internetit.

Në reklamimin e produkteve të reja pranverore, një modele shfaqet me trup mesatar shfaqet me këmbë anoreksike, të cilat nuk përputhen fare me konstruktin e trupit.

Më parë, e njëjta kompani ishte bërë protagoniste e disa gafave të pabesueshme, si ajo kur publikuan një fotografi të modeles Marisa Miller me vetëm një krah.

Gjithashtu janë regjistruar raste kur mdoele të zakonshme, janë shndërruar në superanoreksike prej kompanisë së mirënjohur të modës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA