Siri, protestuesit sfidojnë Damaskun zyrtar

16/03/2011 16:45

Protestuesit në Siri u mblodhën për ditën e dytë radhazi në kryeqytetin Damask, për të kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, në atë që ishte një sfidë e hapur ndaj autoriteteve shtypëse të vendit arab.

Forcat e sigurisë ndërhynë dhe goditën turmën me shkopa gome, ndërsa të paktën katër persona u arrestuan, pasi në Siri është e ndaluar me ligj organizimi i demonstratave.

Disa video të postuara online nga antarë të opozitës treguan qartë brutalitetin e forcave policore, të cilat ndërhynë pa asnjë provokim.

Partia Baath drejton prej pothuajse 50 vjetësh skenën politike në Siri. Presidenti Bashar al-Assad, i cili u ngjit në pushtet në vitin 2000, pas tre dekadash së babait të tij Hafez, ka kryer disa reforma që synojnë hapjen ekonomike, por regjimi i tij nuk toleron asnjë shenjë të disidencës.

Top Channel