Rihanna-Farrell darkojnë së bashku

16/03/2011 21:45

Rihanna tregoi se zotëron një formë të shkëlqyer fizike, ndërsa figuroi në koopertinën e revistës “Vogue”, me rastin e dhjetë vjetorit të botimit të numrit të saj të parë në SHBA.

Diçka e tillë nuk do t’i ketë shpëtuar pa e venë re aktorit Colin Farrell, i cili darkoi me këngëtaren nga Barbadosi mbrëmjen e shkuar në Kaliforni.

23-vjeçarja kishte zgjedhur për këtë mbrëmje një fustan joshës të kuq, i cili duket se konfirmon gjithmonë e më shumë zërat për ekzistencën e një lidhje ndërmjet saj dhe Farrell.

Top Channel